Ruud Gullit, një nga legjendat e Milanit, ka përdorur tone të ashpra në lidhje me të ardhmen e kuqezinjve, të cilin ai e sheh ende të turbullt. Ai shprehet se një ekip si Milani nuk rikthehet i madh me fjalë dhe emra anonimë, por me parà, duke shpenzuar për kampionë.
Këtë këshillë ai ua jep edhe dy drejtuesve aktualë të Milanit, Paolo Maldini e Zvonimir Boban. “Milan ka kohë që vuan dhe kjo duket në fushë. Nuk arriti të kualifikohet në Champions League. Unë shpresoj që Maldini e Boban të bëjnë një punë të mirë në të ardhmen”, tha Gullit.
“Ata duhet të kuptojnë se një ekip i madh bëhet me emra të mëdhenj, që kushtojnë. Pra, Milan ka nevojë për parà dhe jo për fjalë të kota. Kjo që ka ndodhur vitet e fundit të mos përsëritet më, pasi janë afruar futbollistë që nuk i kanë vlejtur Milanit”, tha Gullit./telesport/