Lojtarët e rinj të Juventusit janë bërë viralë në rrjetet sociale teksa pyeten për ekipin e preferuar në Spanjë.
Pjesa më e madhe e fëmijëve të vegjël përgjigjen menjëherë Real Madrid, ndërsa vetëm një prej tyre thotë Barcelona.
Më pas ata përgjigjen se zgjedhin Realin për shkak se është një skuadër më e fortë. Një tjetër deklaroi se: “Barcelona paguan arbitrat. Po për mua i paguan, për të tjerët nuk e di”.
Një tjetër thotë: “Legjenda e Barcelonës janë arbitrat”.
Një sulm i hapur ky edhe nga fëmijë të vegjël që ëndërrojnë të bëhen lojtarë të mëdhenj një ditë.


