Gati tre muaj me pare, nje sekuence e shkurter e shkeputur nga transmetimi direkt i finales se Kupes te Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Skenderbeut, beri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.
Ne te shfaqej trajneri i portiereve te Vllaznise Ideal Lekiqi gjate nje momenti te zevendesimit per skuadren e tij, teksa nga pas kishte kupen dhe ai kthehet e puth dhe entuziasmohet.
Nderkohe, sonte, pikerisht nje nate para finales se Superkupes Teuta- Vllaznia, serish Lekiqi “behet gati” per nje tjeter trofe qe do te fitoje bashke me ekipin.
“Gati per te dytin”- shkruan ai, duke e shoqeruar pikerisht me puthjen e trofeut te pare, atij te Kupes se Shqiperise. Lekiqi ne fakt ka provuar edhe ndjenjen e te shpallurit kampion me Vllaznine si futbollist ne vitin 2001, por tashme po perjeton me shume emocione si trajner.
Dhe neser ne darke mund te beje te vetin te dytin, ashtu si shume prej pjestareve te Vllaznise dhe ky padyshim qe eshte nje fillim shume i mbare edhe per te./SHKODRA-SPORT.COM/