Ka perfunduar tashme gjithçka dhe ne Shkoder jane ende prezent emocionet e suksesit ne finalen e Kupes se Shqiperise, qe i bene nje mbyllje ashtu si duhet nje sezoni te gjate, ku Vllaznia ishte kryefjala e tij.
Nderkohe, nje nga protagonistet e kesaj skuadre, trajneri i portiereve Ideal Lekiqi qe dallohet qarte edhe per menyren si feston, si e dashuron fanellen kuqeblu, permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, ka emocionuar me fjalet qe ka shkruar.
“U mundova të shkruaj dy rreshta më i qetë tani që u mbyll një sezon fantastik po e kam të pa mundur ti rrezistoj tundimit që me japin kto ngjyra.Kuqeblu sa të kem fryme do të jem, mbi të gjitha tifoz i joti VLLAZNI.
Sepse e kam po aq të pamundur të fshij nga kujtesa ato qindra e mijëra njerëz që dolën për të ndarë me ne gëzimin e papërshkrueshëm që ju dallohej lehtësisht në syte e përlotur nga gëzimi e për të na dhënë respekt e që respektin më të madh e meritojn ata vetë.
Sepse cdo sukses nuk do kishte kuptim pa tifozët e un e kam për nder te rreshtohem në cdo moment me ta.FALEMINDERIT që ekzistoni!
JE DASHURI PA KUSHTE VLLAZNI!”- shkruan Lekiqi ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/