HomeKRYESORELeksion dhe shembuj për futbollin shqiptar nga Spanja, sporti nuk njeh moshë

Leksion dhe shembuj për futbollin shqiptar nga Spanja, sporti nuk njeh moshë

Pablo Martín Páez Gavira ose shkurt Gavi hyri mbrëmë në historinë e futbolli spanjoll. Mesfushori që aktivizohet tek Barcelona, u bë lojtari më ri në histori që luan me kombëtaren spanjolle. Vetëm 17 vjeç e 62 ditë, ai u fut në librat e rekordeve të futbollit spanjoll, por edhe atij botëror.

E djaloshi i ri jo vetëm që luajti titullar kundër Italisë brenda në “San Siro”, por madje edhe shkëlqeu në fitoren 1-2 të Spanjës, që siguroi finalen e Ligës së Kombeve.

Një talent i pastër siç i thonë në zhargonin e përditshëm, që shfaqi jo vetëm klas, por edhe personalitet e vendosmëri përballë kampionëve të Europës.

E ky është një leksion për futbollin në përgjithësi, e për atë shqiptar në veçanti. Pasi shpesh në vendin tonë kemi parë që rrallë herë iu jepet shansi të rinjve të tregojnë vlerat e tyre.

Lojtarët e rinj nuk konsiderohen titullar apo protagonistë, që bën që edhe shumë prej tyre të mos iu jepet shansi asnjëherë.

Spanja dha edhe njëherë shembull dhe leksion për të gjithë. Duke i besuar një adoleshenti kundër Italisë. Dhe në nivele të jashtëzakonshme futbolli, ku duhet jo vetëm talent, por edhe guxim dhe mentalitet. E nga kjo duhet të mësojnë edhe klubet tona, që të shfrytëzojnë sa më shumë elementët e rinj dhe cilësor.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments