Vllaznia ka fituar sot pasdite 1-0 ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe ndonese me kete humbje i ka shkaktuar jo pak probleme skuadres korçare, tifozet e saj nuk i kane kursyer duatrokitjet per futbollistet kuqeblu.
Nje tregues ky i maredhenieve shume te mire qe ekzistojne mes tifozerive te dy qyteteve dhe per ta vertetuar edhe me shume ate, sherben kjo foto qe po postojme ne kete shkrim.
Ne te eshte kryetifozi i Vllaznise Tuti Rrahmani dhe ai i Skenderbeut Refik Rezhda duke drekuar sot sebashku ne Korçe. Tifozi shkodran ka pozuar me shallin bardhekuq ku shkruhej; “Te duam Skenderbe”.
Nderkohe tifozi korçar ka pozuar me shallin e Vllaznise. Një mesazh mjaft i bukur që një ndeshje futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe mbi të gjitha të ekzistojë respekti dhe ky leksion vjen nga Korça nga tifozët e dy skuadrave si Skënderbeu dhe Vllaznia.
Refit Rezhda