Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Leksione' në mes të kryeqytetit, Vllaznia i 'fik' dritat Dinamos dhe merr...

‘Leksione’ në mes të kryeqytetit, Vllaznia i ‘fik’ dritat Dinamos dhe merr vendin e dytë në rënditje

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2.

Në fillim ishte Bekim Balaj ai që shënoi golin e parë. Kapiteni shkodran gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të, falë një penalltie. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Sherif Kallaku në minutën e 84-t.

Kështu, shkodranët shkojnë në vendin e dytë me 36 pikë. Në krahun tjetër, me 3 pikë më pak, skuadra e Dinamos mban vendin e 4-t në tabelën e renditjes.

Dinamo 0 – 2 Vllaznia (Balaj 33′, Kallaku 84′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments