Ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë priten të jenë për “jeta a vdekje” për kombëtaren e Italisë. Pozitat e Roberto Mançinit në krye të Axurrëve janë lëkundur ndjeshëm.

Një kualifikim i mundshëm në Kupën e Botës padyshim që do të qetësonte situatën te italianët. Megjithatë disa emra kanë nisur të qarkullojnë për të ardhmen e pankinës së Axurrëve.

Siç shkruan “Calciomercato”, Fabio Cannavaro, Andrea Pirlo dhe Gennaro Gattuso janë kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e tyre.

Nuk përjashtohet as Massimiliano Allegri me gjithë përvojën e tij në drejtimin e ekipeve të ndryshme. Pritet të shihet se çdo të ndodhë në pankinën e kombëtares së Italisë që luan në Play-Off për Kupën e Botës, “Qatar 2022”./newsport/