Kalendari i javës së nëntë të “Abissnet Superiore” ka pësuar një tjetër ndryshim. Bëhet fjalë për sfidën midis Tiranës dhe Erzenit që ishte programuar të zhvillohej ditën e shtunë në orën 15:00.
Dita e ndeshjes nuk ndryshon, por ndryshon vendi ku do të zhvillohet dhe orari. Sfida Tirana-Erzeni do të zhvillohet po ditën e shtunë në orën 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky nuk është ndryshimi i parë që pëson kalendari i javës së nëntë. Më parë edhe sfida Vllaznia-Bylis, që ishte programuar të luhej të premten në orën 15:00 dhe u spostua në orën 17:45 të po të njëjtës ditë. U ndyshua gjithashtu edhe Kukësi-Egnatia, që ishte programuar të luhej të premten në orën 15:00 e cila do të luhet një ditë më pas, të shtunën në të njëjtën orë.
Të premten
Teuta-Partizani 17:45
Vllaznia-Bylis 17:45
Të shtunën
Kukësi-Egnatia 15:00
Kastrioti-Laçi 15:00
Tirana-Erzeni 17:45