Robert Levandovski i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me Bajern Mynih, ndërsa këtë sezon vendosi edhe rekordin e golave në Bundesligë, pasi shkundi rrjetat e kundërshtarëve plot 41 herë. Së fundmi, 32-vjeçari është shprehur se qëndron i hapur për një eksperiencë të re dhe të njihet më kultura të reja.

Kaq ka mjaftuar që në merkato të nisin shumë skenarë të cilët ende duhen kuptuar se sa qëndrojnë. Kështu, mediat e lidhin emrin e polakut me kampionët e sapo shpallur të Europës, Çelsin. Londinezët kërkojnë një sulmues vrastar në zonë dhe Levandovski i përmbush të gjitha kriteret. Nga ana tjetër është edhe Barcelona.

Katalanasit presin zyrtarizimin e Agueros, mirëpo, nëse do të gjehej mundësia financiare për të mbërritur te sulmuesi i Bajern, atëherë blaugranët do të ndryshonin kurs.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim si do të procedohet, megjithatë Çelsi për shkak të financave ka më shumë shanse se Barcelona për të firmosur me Levandovskin. /VipSport/