Robert Levandovski është një nga sulmuesit më profilik të Europës. Polaku i Bajern Mynih ia ka dalë që në të gjithë këto vite të shënojë rregullisht, duke bërë që edhe shumë klube europiane ta ndjekin nga pas.
Një nga ata që kanë synuar shërbimet e sulmuesit ka qenë edhe klubi i Real Madrid, ndërsa së fundmi vetë Levandovski ka zbuluar se ka pasur një ftesë edhe nga Ronaldo e Ramos për t’iu bashkuar madrilenëve.
Iu ftuan Ronaldo dhe Ramos pas ndeshjes me Realin që t’i bashkoheshit te Reali? “Po, është e vërtetë.
Mund të ndodhë që të shkosh në Spanjë apo në një Ligë tjetër në një klub të madh, por kjo nuk është më e rëndësishmja.
Këtu ku jam, kam mundur të arrij nivelin tim maksimal dhe sërish dua të vazhdoj të bëj mirë”, u shpreh Levandovski. /VipSport