Merkato është e hapur jo vetëm për futbollistët. Skuadrat e Superligës shqiptare duan edhe staf cilësor, me kampionët e Teutës që po shohin mundësinë e plotësimit të organikës.

Trajneri Edi Martini kërkon në ekip një përgatitës atletik, teksa i përzgjedhuri është Mark Dodaj.

Ish-lojtari i Vllaznisë ka qenë pjesë e Vushtrisë pjesën e parë të sezonit, ndërsa duket se e ardhmja do jetë te Teuta.

Kujtojmë se me afrimin në stol të Arapit, Teuta zgjodhi Corado Sacone si përgatitës atletik, ndërsa kthimi i Martinit ka ndryshuar gjërat.

Trajneri i Teutës duket se do ketë në staf 27 vjeçarin shkodran, ndërsa Dodaj është pjesë e ekipeve kombëtare të femrave të Shqipërisë. Pritet që Sacone të rikthehet te Partizani në stafin teknik.