Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELëvizje në formacion, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në sfidën ndaj...

Lëvizje në formacion, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në sfidën ndaj Flamurtarit

Vllaznia nuk do të jetë e plotë për takimin e parë çerekfinal të Kupës me Flamurtarin në Vlorë. Kjo ndeshje do të jetë një provë për disa nga lojtarët e stolit të Vllaznisë, që priten të luajnë sot në Kupë.

Në këtë takim trajneri Brdariç nuk do të ketë edhe Mevlan Adilin, që është i dëmtuar dhe stafi ka menduar ta lërë pushim në Kupë.

Dianje ka marrë leje nga klube për arsye familjare, kështu që ndaj Flamurtarit pritet që qendra e mbrojtjes të formohet nga Gurishta dhe Bulatoviç.

Çoba, Hoxhaj dhe Mustedanagiç pritet të kenë shansin që të tregojnë vlerat e tyre. Dueli me Flamurtarin do të shërbejë për ta parë Vllazninë ndryshe në mbrojtje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments