Në Lezhë, volejbolli është një pasion. Në mënyrë që ky sport të jetë i sukssesshëm, kjo arrihet vetëm me punë. Kontributi i Bashkisë Lezhë dhe gatishmëria e drejtoreshës së sporteve Shtjefni mund të sjellin rezultate pozitive në të ardhmen.

Shtjefni ka qënë sot prezente në parapërgatitjet e skuadrës së volejbollit për sezonin e vitit 2020, pranë palestrës profesionale Kolin Gjoka, së bashku me trajnerët Rita Hasku dhe Gentiana Nicaj.

”Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka premtuar mbështetje per trajnerët aktiv të ekipeve te klubit Besëlidhja. Faleminderit kryetar do bëjmë te pamundurën që të nxjerrim sa më shume kampionë Lezhian” – këto kanë qënë fjalët e drejtoreshës së sportit në bashkinë Lezhë, Mimoza Shtjefni.

Gjithçka është publikuar në rrjetet sociale nga vetë ajo. E ardhmja është shumë e rëndësishme dhe këtë gjë e dijnë mirë në Lezhë.

Talentet duan mbështetje, mundësi dhe mbi të gjitha para. Por diçka e patjetërsueshme është nevoja për një trajner që të dijë të motivojë. Këto nuk kanë munguar te veriorët, për të cilët vit pas viti bëhen deklarata të tilla . Gjasat janë të mira, pasi kushtet janë të favorshme./newsport/