Ditët e fundit çështja e liçensimit është bere objekt bisede në të gjithë Shkodrën. Nga ana e keshillit bashkiak mosmiratimi i fondit per Vllaznine qe do te sherbente per shlyerjen e borxhit te majme ku dhe do behej nje hap i madh drejt liçensimit ka merzitur tej mase pjesen me te dashur te Vllaznise, tifozerine e saj te zjarrte.

Nga ana tjeter, menjehere pas mbarimit te kesaj mbledhje qe u prit me interesim te madh dhe ku dukej se shpresat ne ato momente ishin shuar perfundimisht, ishte vete sponsori i klubit shkodran Alban Xhaferi i cili deklaroi se ne do mundohemi me te gjitha format e mundshme te gjejme nje zgjidhje dhe kjo padyshim ka ndezur serish shpresen per liçensimin e Vllaznise, ku do i sherbente shume ketij ekipi per pjesemarrjen ne Kupat e Europes.

Por ç’mendojne tifozet? Gazetari i “Shkodra Sport” Andi Gjurgjej ka kontaktuar sot ekskluzivisht disa personazhe qe ne Shkoder njihen mjaft. Ato kane shprehur domosdoshmerine qe kjo gje sjell per Vllaznine dhe njekohesisht optimizmin e tyre ne lidhje me kete teme. Ja çfare thone ata:

Astrit Rrahmani: “Une them qe eshte mese e domosdoshme per te miren e Shkodres dhe e futbollit shkodran. Ne qofte se kembengulja e shkodraneve do te jete e vazhdushme do te arrihet dhe nje presion i madh ndaj mediave.”

Gëzim Çoçja: “Nese liçensimi nuk arrihet deri me 31 mars pjesemarrja ne kompeticionin europian te futbollit eshte e pa mundur. Duke pare rezultatet e ekipit dhe qe eshte ne vend te pare, mos marrja pjese ne kete event europian mendoj se ka edhe penalitete.

Sot Alban Xhaferi eshte nisur drejt Tiranes per te gjetur nje mundesi bashkepunimi qe kjo te realizohet. Jemi ne pritje dhe kam besim te plote se me perkushtimin e Z.Xhaferi vuajtjet tona si tifoze per ta pare ekipin e zemres duke marre pjese ne kompeticionet europiane mbas kaq vitesh mungese do marrin fund.”

Astrit Karakaçi: “Ky problem për mua eshte plagë e vjetër. Por kur bahet fjalë për momentin që po kalon Vllaznia mendoj se duhet me i’u dhenë nje zgidhje te shpejtë sepse koha e mbetur ne dizpozicion nuk te le shumë hapsira. Pak e vështirë te realizohet. Për mënyrën se si duan ta realizojne, duke patur parasysh edhe proçesin e privatizimit.

Sepse në këto kushte mundësia e hedhjes së lekëve eshte pak e komplikuar, sepse nesër kur te kalojne në dorën e privatit nuk i kthen kush me pergjigje bashkisë. Unë uroj që të gjindet nje zgjidhje alternative si rasti i Tiranës vitin e shkuar me ndërmjetësimin e FSHF-se.”

Bardh Maçi: “Absolutisht qe liçensimi do te behet para perfundimit te afatit qe daton me 31 mars, kjo fale mbeshtetjes se forte te Alban Xhaferit. Pas 10 viteve sketerre, kjo do jete nje dhurate per te gjithe tifozet shkodrane, ku ne kete rast Vllaznia jone do te marre pjese ne Europe. Ky sukses i dedikohet vetem Albanit e Blendit dhe padyshim mbeshtetjes se forte te tifozave kuqeblu.

Optimizmi im eshte vetem te Alban Xhaferi dhe s’kam besim te askush tjeter pervec tij, ne qofte se nuk e ben Albani atehere perfundimisht Vllaznia do bie pikiate, por sic e thashe me lart une kam shume besim te Albani. Ky edhte mendimi im personal. Une sot per sot kam besim vetem te Alban Xhaferi dhe tek krahu i djathte i tij Blendi Dibra.”

Ermir Vajushi: “Koha po shkon drejt fundit. Kanë mbetur vetëm 3 ditë pune ne qofte se do i quajmë kështu. Pritet përgjigje nga Komisioni i Prokurimit Publik për çështjen e privatizimit. E përmendi këtë sepse është shumë e rëndësishme dhe mund të ndryshonte komplet situatën, edhe pse këtu ka shumë pikpyetje që lidhen me mbarëvajtjen e proçesit të privatizimit ku thuajse çdo gjë është e fshehtë dhe jo publike.

Duhet kuptuar që po shitet një aset i Shkodrës e jo një kjoskë metali. Liçensimi është tejet i domosdoshëm për Klubin e Futbollit Vllaznia qoftë për vazhdimësinë e rezultateve sportive sikurse edhe për financat dhe projektet e klubit në vazhdimësi. Kujtojmë që me një pjesëmarrje dinjitoze dhe ndoshta edhe me pak fat në kompeticionet europiane mund të shlyhen edhe detyrimet ndaj të tretëve, sikurse mund të përfitohet edhe nga shitja e lojtarëve.

Të mos harrojmë edhe imazhin që krijohet ose më mir të them i rikthehet Klubit të Futbillit Vllaznia. Në rast se nuk realizohet atëherë do jetë një fatkeqësi edhe nga ana sportive ku skuadra nuk do arrijë të motivohet dhe mund të shohim një rënie të lirë siç ka ndodhur në sezonet paraardhëse.

Ky do ishte një krim i rëndë për Vllazninë dhe të gjithë familjen e saj të madhe. Ndaj, liçensimi është tejet i domosdoshëm dhe duhet të arrihet. Nga ana tjetër shoh që sponsori Xhaferi po bën maksimumin për ta realizuar me sukses këtë proçes, por vetëm ai nuk mjafton. Duhet vullneti i plotë i atyre që janë më lart. Çdo problem e ka një zgjidhje.”
Andi GJURGJEJ