HomeFUTBOLLLIGA E KONFERENCËS / Sivaspor-Ballkani, publikohen formacionet zyrtare. Skuadra e Dajës kërkon...

LIGA E KONFERENCËS / Sivaspor-Ballkani, publikohen formacionet zyrtare. Skuadra e Dajës kërkon mrekullinë në Turqi

Ballkani luan sot ndaj Sivaspor në Turqi ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Konferencës, ku skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të tentojë të bëjë mrekullinë ndaj një prej ekipeve pretendente për kualifikimin.

Trajneri i kampionëve të Kosovës ka bërë disa lëvizje në formacionin e skuadrës së tij, edhe për shkak të mungesave që ka për dëmtime e pezullime.

Kështu, nga minuta e parë në vend të Thaqit të pezulluar luan Potoku, ndërsa në vend të Gripshit është Zyba i cili luan nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE

Sivaspor: Vural, Jesilurt, Goutas, Osmanpasa, Cciftcci, Arslan, Ulvestad, Karisis, Saba, Jatabare, Gradel.
Trajner: R. Calimbaj

Ballkani: Frashëri, Sinani, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emerllahu, Zyba, Dellova, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
Trajner: I Daja

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments