HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELiga Profesioniste, ja sa do t'u kushtojë klubeve të Superligës

Liga Profesioniste, ja sa do t’u kushtojë klubeve të Superligës

Prej kohësh po përflitet që të krijohet Liga Profesioniste në futbollin shqiptar. Gjithsesi, deri tani nuk është marrë akoma miratimi i të gjitha klubeve.

“Vipsport.al” konfirmon, që të paktën dy klube nuk janë dakord me kushtet e ofruaran nga FSHF për krijimin e Ligës, pasi bëhet fjalë vetëm për favore drejt Federatës dhe nuk garanton autonominë e klubeve në Ligën Profesioniste.

Njëkohësisht, “Vipsport.al” ka mësuar ekskluzivisht edhe se sa kushton organizimi i Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar.

Më poshtë janë shifrat e deklaruara nga vetë FSHF, sa i përket një sezoni futbollistik.

* 21,067,150 Lek të rinj për gjyqtarët në vit;

* 1,800,000 Lek të rinj për delegatët në vit;

* 3,400,000 Lek të rinj për Komitetin e Arbitrimit në vit;

*5,312,000 Lek të rinj për komisionet juridike (Disipline, Apel, Etike, DHZK) në vit.

Të ardhurat nga e drejta televizive janë aktualisht 350,000 Euro/Vit./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments