Gilman Lika, lideri i shkodranëve pas ndeshjes ka pohuar: “Të vjen gjynah që të humbasësh këtë ndeshje, sepse me ato raste që kishim duhej që ta mbyllnim ndeshjen. Ky është futbolli. Kur nuk shënon do ta pësosh. Të gjithëve na vjen shumë inat, nuk është faji i dikujt, por përgjegjësia e të gjithë skuadrës. Nuk ka asgjë për pankinë, por më vjen keq për tifozët sepse donim që të fitonim në mënyrë që ata të mbushnin edhe më shumë stadiumin.
E rëndësishme është se secili prej nesh duhet që të jap më të mirën. Në Shkodër tifozët e duan fitoren dhe ka presion për lojtarët. Normalisht që jo të gjithë e përballojnë, pasi ambienti është pak i vështirë. Na kërkohet me ngulm goli, dhe ndoshta shumë lojtarë nga ky presion nuk dalin te më e mira e tyre. Ndoshta kjo është arsyeja që ne marrim më shumë pike fitore jashtë se brenda fushës sonë, – tha Lika.
E ardhmja
“Duhet që të shohim përpara sepse kemi ndeshje shumë përpara dhe duhet që t’i marrim një e nga një, të punojmë sa më shumë dhe të mendojmë për takimet e radhës. Kjo ishte një përballje e humbur, por nuk duhet që të dorëzohemi, përkundrazi me kokën lartë të mendojmë sa më parë për kthesën”.
Grupi
Ndryshe nga trajneri Jonuz, Lika tha: “Secili ka mendimin e vet, por ne kemi një grup shumë të mirë. Nuk ka kohë të mërzitemi dhe duhetq ë të shohim përpara. Vllaznia e këtij sezoni, me këtë grup shumë të mirë lojtarësh ka shanse për Europën. Nuk kam asnjë koment për mendimet e trajnerit. Në shumë aspekti, ai ka të drejtë”.
Sherri
Gilman Lika, në fund i jep kurajë edhe portierit Alen Sherri që shpërtheu në lot pas pësimit të golit në fund., Lika shtoi se: “Aleni është një djal i ri, ai u mërzit, por edhe ne të gjithë. Nuk është për t’ia lënë fajin atij. Humbi ekipi dhe jo Sherri, kështu që është faji i tërë skuadrës”, – tha Lika në fund të prononcimit të tij./Vipsport/