Ashtu si i gjithe ekipi i Vllaznise, sot edhe Gilman Lika, Renato Malota dhe Ndriçim Shtubina e kane patur pushim sa i takon stervitjes me kuqeblute, por ne fakt nuk kane qendruar krejt pushim.
Ata kane dhene provimin fillimisht dhe me pas jane diplomuar ngaqe dita e sotme per ta ka shenuar nje moment te veçante: Kane marre liçensen “Uefa B” pas kursit njemujor te zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit ne Shkoder.
Ne fund te kursit eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te diplomave nga pergjegjesit e ketij Sektori ne FSHF Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.
Tre futbollistet aktuale te Vllaznise jane rregjistruar ne kete kurs, duke menduar ndoshta gradualisht edhe per lenien e sportit dhe nisjen e punes si trajnere. Hapin e pare tashme e kane hedhur, ate te marrjes se licenses qe u sherben per te nisur punen fillimisht si trajner ne futbollin e moshave.
Megjithate si Lika, ashtu edhe Malota e Shtubina me shume mundesi nuk kane nder mend ta lene futbollin e luajtur per momentin sepse kane ende per te dhene, gjithsesi licensa “Uefa B” qe ata kane ne xhep tashme eshte nje plus me shume per te ardhmen e tyre serish prane futbollit.
www.shkodrasport.com