Vllaznia fitoi diten e djeshme ndaj Kastriotit duke rimarre vendin e pare ne renditje dhe perpos kesaj, ai sukses me se shumti duket se ka rikthyer besimin te skuadra shkodrane.

Gilman Lika, ish- kapiteni i saj, ne nje interviste per “Shkodra Sport” e ka konsideruar kete fitore shume te rendesishme, me te cilen sipas tij, skuadra e kaloi tashme ate ngerç ku ndodhej. Megjithate ai ka bere thirrje per kujdes sepse kampionati sa vjen e veshtiresohet.

– Lika, Vllaznia arriti te fitoje dje me Kastriotin ne ndeshjen e cila u vendos ne minuten e 92-te ku dhe i’a doli te kthehej serish tek fitorja. Opinioni juaj?

Eshte nje fitore shume e bukur dhe besoj se ka per t’i dhene shume moral per vazhdimesine.

– Pse Vllaznia po arrin te shenoje vetem ne fundin e lojes ? Mendoni se ka nje lloj ngerci tek ekipi?

Besoj se kane patur nje lloj ngerci keto jave por me kete fitore besoj se kaloi ai momenti i keq.

– Vllaznia fitoi me rezultat minimal. Sipas jush, kjo perben rrezik per Vllaznine dhe a mendoni se ky ekip duhet te shenoje me teper?

Jane disa momente qe s’ka rendesi loja apo golat por piket sepse kaloi nje moment te veshtire. Sigurisht qe me e mira eshte qe te shenosh me teper sepse i jep qetesi dhe siguri skuadres por rendesi ne kete moment kane piket qe duhet per t’i marre.

– Rezultatin e ndeshjes e vendosi serish vlonjati Ardit Hoxhaj qe aktualisht eshte shenuesi me i mire i ekipit. Besoni se ai do mund t’a mbaje peshen e sulmit te Vllaznise deri ne fund te kampionatit?

E rendesishme eshte qe te fitoje skuadra pastaj dihet qe lojtaret e sulmit kane me shume pergjithesi per shenimin e golave dhe shpresoj t’a arrijne me sukses kete pjese deri ne fund.


– Mendoni se fitorja e djeshme do jete ogur i mire per Vllaznine ne ndeshjet e ardhshme?

E thashe me siper qe besoj se me kete ndeshje mbaroi e keqja por gjithmone me kembe ne toke sepse ka shume ndeshje.

– Cfare duhet te permiresoje trajneri Brdaric ne vazhdim dhe cfare i keshilloni atij si ish-lojtar i ketij ekipi?

Kam shume besim te trajneri sepse ka bere pune te madhe deri tani dhe qe do ta vazhdoje t’a beje kete gje deri ne fund. E njeh me mire situaten ne skuader dhe ai e di se cfare duhet te beje.


– Ne kendveshtrimin tuaj, Vllaznia e ka forcen dhe potencialin te kete sukses ne kampionat dhe kupe?

Duket se jane 5 ekipe te tjera me buxhet me te madh por them qe po dolem kampion eshte diçka e madhe. Po arritem Kupat e Europes do jete perseri sukses per ekipin.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ