Kalendari sigurisht që nuk do ta ndihmojë Lionel Messin, i cili, përpara Kupës së Botës 2026, do të jetë jashtë fushave për të paktën katër muaj për shkak të pushimit të MLS-së.

Për të qenë në formën më të mirë për turneun, ylli argjentinas donte të luante në Ligën Saudite, por mori një refuzim të prerë nga ministria:

“Ekipi i Messit më kontaktoi gjatë Kupës së Botës për Klube verën e kaluar. Ai donte të luante në Arabinë Saudite gjatë pushimit katër-mujor në ligën amerikane për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2026”, shpjegoi Abdallah Hammad, drejtor i përgjithshëm i Akademisë Mahd për Zhvillimin e Talenteve, në një podcast në median saudite Thmanya.

“Ia paraqita propozimin ministrit, por ai refuzoi ta linte Messin të vinte vetëm për katër muaj dhe çështja u mbyll. Ai tha se liga saudite nuk do të ishte një kamp stërvitjeje.”