Per te po flitet shume ditet e fundit. Mbase ka ngjallur ate shpresen se eshte rikthyer Liridon Latifi i pak viteve me pare kur spikaste ne Superligen shqiptare me fanellen e Skenderbeut.

Sidomos sfida ndaj Dinamos na e krijoi kete pershtypje me ate paraqitje te shkelqyer qe beri ne ato 80 minuta loje qe u aktivizua duke dhene edhe dy asiste.

Pikerisht ne rastin e golit te dyte, ate te shenuar nga Djurdjevic dhe tek i treti per Aralicen. Sulmuesi anesor ka treguar nje performance shume te mire dhe jo me kot ka marre shume duatrokitje ne kete ndeshje.

Por nderkohe, Latifi eshte njekohesisht edhe lojtari me me shume asiste deri me tani ne “Abissnet Superiore” kur kane kaluar 5 jave kampionat. Ne kaq ndeshje, ai ka dhene 5 asiste per shoket e tij te skuadres qe i kane derguar me pas topat ne rrjetat e portave kundershtare.

Ne vend te dyte ne listen e lojtareve me me shume asiste, eshte Greca i Kastriotit me 3 te tille, ndersa me pas vijne Allmuça i Egnatias, Mara i Skenderbeut dhe Seferi i Tiranes, Deliu i Laçit dhe Heriç i Vllaznise me nga 2 asiste secili./SHKODRA-SPORT.COM/