Pas dy sezonesh me Vllaznise, Liridon Latifi i eshte bashkuar ditet e fundit ekipit te Tiranes me te cilin tashme deshiron te fitoje titullin kampion. Sulmuesi anesor nga Prishtina ne nje interviste per mediat e shkruara ka folur edhe per pervojen e kaluar ne Shkoder duke thene se nuk mund ta hedh poshte ate.
“Vij në një skuadër që normalisht është pretendentja e madhe për të fituar titullin kampion. Emri i Tiranës të josh që të firmosësh dhe të vish te Tirana për të luftuar për titullin kampion. Tirana lufton për titullin dhe prandaj ka qenë objektivi im, apo fiksimi im që të firmosja me këtë skuadër dhe që të isha këtu.
Ishte një objektiv imi personal që të punoja me presor Gesin dhe Tefikun, me të cilët kam një njohje të vjetër. Kemi luajtur së bashku te Skënderbeu. Në ato kohë kemi kaluar shumë bukur, kështu që për të tjerat do t’ia lëmë kohës.
Mund të them që kanë qenë dy vite të bukura në Shkodër me Vllazninë. Luajta në një skuadër që pas shumë viteve të vështira ishte pretendente për titullin kampion dhe kjo prej ardhjes së presidentit Xhaferri në krye të skuadrës.
Kam qenë dhe kam lënë një skuadër konkurruese dhe që luan për pjesën e sipërme të tabelës. Merita është e presidentit, Albanit. U uroj më të mirat dhe të jenë sa më lart. Kam kaluar dy vite të bukura dhe nuk mund t’i hedh poshtë”.