Liridon Latifi u afrua te Vllaznia në merkaton e verës për të qenë pjesë e klubit deri në fund të sezonit tjetër. Klubi kuqeblu nuk ka arritur të jetë brenda pritshmërive të tifozëve, pasi nuk ishte në garë për titullin kampion siç pritej.
Një prej lojtarëve që mendohej se do ndikonte më shumë është Latifi. Sulmuesi ka shfaqur oshilacione gjatë sezonit, pavarësisht 11 golave dhe 6 asisteve të dhënë në 27 paraqitje për kampionat.
Latifi ka ripostuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet duke luajtur bilardo. Mesa duket përveç futbollit, prishtinaliu pëlqen dhe bilardon.
Fokusi i tij gjithsesi eshte i perqendruar tek Vllaznia sepse ashtu siç eshte shprehur edhe vete se deshiron me çdo kusht te fitoje Kupen e Shqiperise, trofe qe nuk e pat fituar as me Skenderbeun vite me pare.