Shume zhurme ne lidhje me zgjedhjet e Federates Shqiptare te Futbollit, te cilat ne fakt po shoqerohen me zhurme e probleme edhe ne Shoqatat Rajonale te Futbollit. Ne Shkoder ne fakt zgjedhjet duhej te ishin bere me 10 janar, por per arsye te situates se krijuar nga covid, ata jane shtyre per me 8 shkurt.

Per postin e presidentit te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder kane shpallur kandidaturen dy persona dhe pikerisht presidenti i Vllaznise se femrave Lazer Matija dhe ish- futbollisti, trajneri dhe drejtuesi i Vllaznise Kujtim Shaba.

Ky i fundit, ne fakt ne disa dalje mediatike kohet e fundit, ka akuzuar drejtuesit e Shoqates Rajonale se nuk i kane vene ne dispozicion dokumentacionin e duhur per zgjedhjet, emrat e shoqatave qe kane te drejte vote dhe delegatet qe do t’i perfaqesojne keto shoqata.

Ne fakt, me 7 prill te vitit te kaluar u zhvillua mbledhja tjeter e kesaj Shoqate, e drejtuar nga presidenti ende ne detyre Armando Cungu, ne te cilen moren pjese te gjithe anetaret e saj, madje u miratua edhe pranimi i anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë KF Tërbuni, KSSH Veleçiku, Sh. Futbollistëve ADA dhe akademia e KF Vllaznia. Anetaret e tjere (edhe ato qe kane propozuar Shaben) kane qene prezent ne salle dhe kane patur te gjithe informacionin e duhur se kush jane anetaret me te drejte vote.

Po kush do te votoje me 8 shkurt? Mjafton te klikosh ne faqen zyrtare te FSHF-se dhe kete gje do ta mesosh lehtesisht. Jane 20 shoqata e klube sportive qe jane anetare te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder. Duhet thene se tre prej tyre, nisur nga fakti qe kane ne gjirin e tyre edhe ekipe femrash, kane dy vota dhe behet fjale pikerisht per Vllaznine, Murlanin dhe Atletik Klub.

Ja shoqatat anetare te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder:

1. KF VLLAZNIA

2. KLUBI FUTBOLLIT SHKODRA

3. MURLANI

4. DJELMNIA SHKODRANE

5. JUBAN DANJA

6. AAS

7. ADA

8. TERBUNI

9. VELEÇIKU

10. SCUTARI

11.BASHKIMI

12. SHPRESA

13.LABEAT

14.THE DOOR

15.ARRA E MADHE

16.VLLAZNIMI

17.ATLETIK KLUB

18.ROZAFA

19.SHKODRA 2006

20.DON BOSKO