Elseid Hysaj është përfshirë në listën e Lacios për pjesën e dytë të sezonit, ndaj do të mund të aktivizohet rregullisht me bardhekaltrit në ndeshjet në vijim.
Klubi ka dorëzuar në Ligën e Serisë A listat e reja dhe konfirmimi ka ardhur edhe nga lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Mauricio Sarri për ndeshjen e kësaj të diele në Serinë A, atë që Lacio luan kundër Juventusit.
Emri i Hysajt ishte në listë për këtë duel dhe kjo do të thotë se me përjashtim të ndonjë dëmtimi, mbrojtësi do të jetë i gatshëm për ekipin që të zbresë në fushën e lojës nëse trajneri do ta shohë të arsyeshme.
Këto janë 5 muajt e fundit të kontratës së Hysajt me Lacion. Futbollisti do të mbyllë marrëveshjen e tij me bardhekaltrit dhe pastaj në verë do të jetë lojtar i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij.


