Maqedonia e Veriut do të luajë këtë verë për herë të parë në historinë e saj në finalet e një Kampionati Europian. Ditën e sotme, në përgatitje për eventin madhor trajneri i maqedonasve, Igor Angelovski ka shpallur listën me 26 lojtarët e grumbulluar.
Përveç shqiptarëve të zakonshëm tashmë si Alioski, Musliu, Bejtullai, Ademi dhe Bardhi, pjesë e të grumbulluarëve është edhe futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani. Ky i fundit edhe pse nuk ka qenë një titullar i Ilir Dajës, sërish falë kualitetit që disponon, ia ka dalë të jetë prezent në kombëtare.
Sakaq, jashtë të grumbulluarëve ka mbetur sulmuesi i Shkëndijes, Besart Ibraimi, ndërsa jashtë mbetet edhe mbrojtësi i Tiranës, Kristijan Toshevski i cili në disa raste ka qenë pjesë e kombëtares. /VipSport.al/
Portierë: Stole Dimitrevski, Damjan Shishkovski, Riste Jankov
Mbrojtës: Stefan Ristovski, Darko Velkovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zjakov, Ezgjan Alioski
Mesfushorë: Arijan Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikolov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniel Avramovski, Darko Çurlinov, Marjan Radeski
Sulmues: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Trickovski, Vlatko Stojanovski, Krste Velkovski, Milan Ristovski