Do te startoje sot ne Tirane kampionati kombetar i boksit per te rritur me pjesmarrjen e te gjithe ekipeve te vendit. Ndeshjet do te fillojne ne oren 17:00 dhe sipas kalendarit te dites se pare, jane 8 ndeshje per t’u zhvilluar, nga te cilat ne ring do te jene edhe 3 boksiere te Vllaznise.

Objektivat e ekipit shkodran siç eshte shprehur edhe kryetrajneri Zef Gjoni, jane per te dominuar ne shumicen e peshave dhe per te fituar ne kete menyre titullin e 25-te kampion.

Gara me ekipin e Tiranes pritet te jete shume e forte por boksieret shkodrane jane te pergatitur per te tentuar suksesin e rradhes dhe per te treguar edhe njehere tjeter se Vllaznia eshte e pathyeshme ne boksin shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/


Perberja e Vllaznise ne kampionatin kombetar 2023:

1. Rifat Bajrami

2. Ani Haxhillari

3. Asmir Skutina

4. Arjon Kajoshi

5. Geljan Rajku

6. Senad Drini

7. Bekim Vjerdha

8. Nelson Hysa

9. Emanuel Koço

10.Flavio Meta

11.Fioraldo Xhemalaj


TrajnereL

Zef Gjoni

Lazarin Vila

Besnik Limani

Jetmir Kuçi