Dinamo pret Vllazninë në orën 18:00 te stadiumi “Air Albania”. Ky është takimi i parë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Dinamo e Ilir Dajës është pa Bernard Berishën në sfidën e sotme. Ky i fundit nuk ndodhet as në stol, ndërsa nuk e priste mirë zëvendësimin ndaj Elbasanit.
Trajneri Edi Martini ndërkohë ka preferuar rotacionin, pas fitores me Partizanin. Kështu në stol qëndrojnë Pohls, Balaj, Murataj, Mala. Mungesa të tjera janë Bajrami dhe Krymi, që nuk ndodhen as në stol pas shqetësimeve tek “Arena e Demave”.
REZULTATI LIVE
DINAMO 0-1 VLLAZNIA
42′ Bismark
NGJARJET KRYESORE
45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Dinamo 0-1 Vllaznia.
45+3′ Kallaku provon direkt nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë.
45+2′ Karton i verdhë për Nanin pas ndërhyrjes ndaj Dodajt.
45+1′ Bismark ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Nanit.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ GOOOL! Dinamo 0-1 Vllaznia/ Shpërthen festa te kuqeblutë, asist perfekt i Dodajt që shfrytëzohet si duhet nga Bismark. Ky i fundit dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
34′ Jukaj kontrollon topin te Vllaznia. Minuta të mira për Dinamon, edhe pse asgjë për t’u shqetësuar në portat respektive.
32′ Çelikoviç ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia pas ndërhyrjes ndaj Bregut.
30′ Goditje e fortë e Loran nga distanca. Topi përfundon jashtë dhe gjithçka rinis nga Jukaj te Vllaznia.
29′ Gjini dhe Guindo përplasen bashkë. Kanë nevojë për ndihmën e stafeve mjekësore.
26′ Pretendime për penallti te Dinamo. Gjyqtari Koçi vijon lojën. (VIDEO)
20′-22′ Rast për Vllazninë ku Dodaj vendoset përpara portierit Teqja. Ky i fundit e ndal sulmuesin e kuqebluve, ndërsa më pas është Bismark që rrëzohet në zonë pas kontaktit me Teqjan. Gjyqtari Koçi akordon penallti për Vllazninë, por VAR ku ndodhet Juxhin Xhaja e thërret. Ndryshon vendimi, duke e konsideruar faull të Dodajt ndaj portierit të Dinamos. (VIDEO)
18′ Këto minuta janë për t’u harruar. Vllaznia mundohet të ketë qarkullimin e topit.
11′ Gjuajtje për t’u harruar nga Dodaj. Vllaznia provoi të tregohej e rrezikshme, ndërsa mungojnë rastet drejt portës.
1′ Kallaku lëshon goditjen e parë që në fillim. Topi gjen rrjetën e jashtme.
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja; Teikseira, Dita, Aliji, Loran, Nani, Malomo, Guindo, Vila, Bregu, Koma
Trajner: Ilir Daja
Vllaznia: Jukaj; Çelikoviç, Gjini, Pusi, Gurishta, Jago, Sala, Qato, Kallaku, Dodaj, Bismark
Trajner: Edi Martini


