Aktualisht po luhet java e 3-të e Superiores në vendin tonë. Në orën 15:00 në fushë kanë zbritur skuadrat e Tiranës dhe Skënderbeut. Ku takimi duket se ka nisur menjeherë me surpriza. Janë korçarët ata që po kryesojnë në kryeqytet në shifrat 0-1. Duke treguar edhe njëherë formën e shkëlqyer të këtij fillim sezoni.

E një nga lojtarët më në formë në këtë fillim edicioni ka qenë edhe Ardit Nikaj. Pikërisht sulmuesi shkodran kq gjetur rrjetën në minutën e 3-të të takimit.

Duke shënuar për herë të parë këtë sezon. Ku pas një penetrimi të bukur, ai ka lëshuar një goditje me hark nga hyrja e zonës. Duke mposhtur në këtë mënyrë portierin Lika dhe duke kaluar bardhekuqtë në avantazh.

Megjithëse ka ende shumë minuta për tu mbyllu takimi, “ujqërit” po tregohen me të vërtetë surprizues në këtë fillim sezoni. Java e tretë do kompletohet sot në orën 18:00 me sfidën Vllaznia-Partizani në Shkodër. E po ashtu nesër me duelin Laçi- Teuta në orën 16:00.

Nga sfidat që u luajtën dje për këtë raund, Egnatia triumfoi pas një festivali golash në shifrat 4-3 ndaj Erzenit. Ku protagonist ishte Dwamena me një tripletë. Po ashtu një fitore në “frymën” e fundit mori edhe Dinamo City ndaj Kukësit në shifrat 2-1.
Endri ÇINARI