Kane kaluar 25 minuta ne “Loro Boriçi” dhe rezultati ne mes Vllaznise dhe Egnatias vazhdon te jete i barabarte 0-0 ndonese shkodranet kane patur nje mundesi te arte shenimi.

14’ E pabesueshme se çfarë humbet Vllaznia. Da Silva bën gjithçka mirë, hyn në zonë dhe i jep një top të artë Aralica, por këtij të fundit i heqin topin nga këmbët. Pastaj Gjurgjeviç gjuan por sheh sferën të ndalet në vijën fatale nga një mbrojtës i Egnatias.

9’ Harkim interesant i Krujës i cili nis topin për Da Silvan, por ky i fundit nuk arrin të devijojë sferën e më pas përplaset me portierin Puja.

5’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Allmuça i cili tenton nga jashtë zonës, përgjigjen e mbrojtjes.

3’ Shpërthim i Ademit në krahun e djathtë të sulmit, krosimi i tij drejt qendrës devijohet jashtë nga Bulatoviç i cili eviton një moment të rrezikshëm në portën shkodrane.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Gjurgjeviç, Aralica
Trajner: Tomas Brdariç

EGNATIA: Puja, Imeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Majkëll, Iseni, Levendi, Ademi, Xhekson, Magani
Trajner: Zekirija Ramadani