Vllaznia e mbyll vitin me ndeshjen kundër Kukësit në shtëpi. Shkodranët synojnë fitoren me qëllim që të barazojnë me pikët miqtë dhe të afrohen më shumë me kryesuesit e kampionatit.
Ekipi i Brdariç vjen nga barazimi pa gola ndaj Dinamos , por fakti që luajnë përpara tifozërisë së tyre, u jep një shtysë më shumë për të marrë tre pikët.
Kukësi nga ana tjetër mundi Partizanin me përmbysje dhe gjendet vetëm 3 pikë larg kryesuesve. Kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione pasi përballen dy prej skuadrave pretendente për titullin kampion.
LIVE VLLAZNIA-KUKËSI 1-0
8′ Latifi