HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELIVE VLLAZNIA-KUKËSI/ Të riformatuara për sezonin e ri, nis dueli në ‘Loro...

LIVE VLLAZNIA-KUKËSI/ Të riformatuara për sezonin e ri, nis dueli në ‘Loro Boriçi’

Vllaznia e nis sezonin e ri në shtëpi, ku përballë do të ketë Kukësin. Të dyja skuadrat kanë pasur ndryshime të shumta në merkaton e verës, duke ndryshuar më shumë se treçerekun e skuadrës, teksa kurioziteti për të parë dy skuadrat në fushë, është i madh.

Shkodranët nuk duan të hedhin hap të gabuar në shtëpi para tifozerisë së tyre, teksa Kukësi i riformatuar do të kërkojë të tregojë forcën ndaj kuqebluve.

Sa i përket formacioneve, dy trajnerët kanë aktivizuar të rinj të shumtë, ndryshe nga sezoni i fundit.

Juric, Balaj, Mala e Boshnjaku janë titullarë nga sezoni i fundit për Vllaznisë, teksa Kukësi ka vetëm Tafasin, Lamccen dhe Abdu.

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments