Liverpool i bëri një mbyllje perfekte vitit 2019, duke fituar edhe në javën e 20-të të Premier League, duke mposhtur 1-0 në shtëpi ekipin e Wolves.

Ka mjaftuar një gol i Mane në limitin e pjesës së parë për të inkasuar 3 pikët e radhës. Në fillim u anulua goli, por pas rishikimit të VAR, u cilësua i rregullt dhe me të drejtë.

Liverpool ka vuajtur jo pak në pjesën e dytë, sidomos në pjesën e dytë, por miqtë nuk u treguan të saktë para porte. Të Kuqtë mbajnë kreun, 13 pikë para Leicester të vendit të dytë, por kanë edhe një ndeshje më pak.

Një vit i paharrueshëm për Liverpool, që fitoi, vec të tjerave, edhe Champions League dhe Botërorin e Klubeve. Ndërsa në sezonin e ri ka vetëm 1 barazim dhe vetëm fitore, plot 18.