Përtej finales së Parisit që tashmë është një fakt për të cilin të gjithë janë në dijeni, në mbrëmjen e Villarreal, Liverpool arriti të shënjestronte disa rekorde njëherësh. “The Reds” bëhen e para skuadër që në të njëjtin sezon arrin finalen e Kupës së Ligës, finalen e FA Cup dhe finalen e Champions League.
Por nuk mbaron me kaq pasi Liverpool bëhet gjithashtu e para skuadër që i luan të gjitha ndeshjet e mundshme në dispozicion brenda një sezoni të vetëm.
Kjo është finalja e tretë e UEFA Champions League në 5 vitet e fundit dhe të jesh tifoz i të kuqve në këto momente mesa duket është gjëja më e bukur në botë.
“What a time to be alive”, do të thoshin angelzët në këtë rast dhe është tërësisht e vërtetë që ky është momenti më i bukur për të besuar./oranews/