Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELiverpul prish kontratën me sponsorin, ndryshon fanellën për 80 milionë euro

Liverpul prish kontratën me sponsorin, ndryshon fanellën për 80 milionë euro

Liverpuli ka qenë padyshim skuadra lider në Angli sezonin aktual si edhe në Europë sezonin e shkuar.

Të besuarit e Klop arritën të fitonin Ligën e Kampionëve pasi e kishim humbur më parë një finale, ndërkohë që po kryesojnë kampionatin të shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë.

Këto suksese, i kanë sjellë skuadrës angleze përfitime të shumta financiare duke e ndihmuar në merkato.

Përfitime ka pasur edhe nga sponsori i fanellës duke qenë se në sezonet e fundit, Liverpuli është veshur nga kompania “New Balance”, teksa sezonin e ri do të ketë një ndryshim.

“New Balance” ka thyer kontratën me të kuqtë dhe në këtë mënyrë, Liverpuli ka fituar në rrugë gjyqësore të drejtën për të ndërruar firmë.

Nga sezoni i ardhshëm, Liverpuli do të vishet nga gjigandi “NIKE” dhe për këtë, do të ketë përfitime të shumta financiare. Nga 50 milionë euro që merrte në të shkuarën, “Nike” i ofron kampionëve të Europës plot 80 milionë euro. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments