Liverpuli sheh nga shtëpia e saj për të përforcuar skuadrën. “The Reds” kanë firmosur me talentin e saj të akademisë, Shën Uillson.

Mbrojtësi britanik 17-vjeçar ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me skuadrën e Jurgen Klopit ku duket që e ka bindur teknikun gjerman për tu bërë pjesë e ekipit të parë, pse jo edhe të debutojë në Premier Ligë me fanellën e Liverpulit.

Uillson ishte pjesë e akademisë së Liverpulit që nga mosha 7 vjeç dhe ardhjen e tij në ekipin e parë e ka bërë publike vetë klubi i kuq me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA E KLUBIT TË LIVERPULIT –

“Shën Uillson ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste me klubin tonë. Mbrojtësi 17-vjeçar ka qenë në akademinë tonë që nga mosha shtatë vjeç.”