Liverpul ka nisur bisedimet me PSG-në për të marrë në Angli sulmuesin Kilian Mbape. Pasi ky i fundit refuzoi të transferohej në Arabi, “the reds” synon që të ketë shërbimet e lojtarit për një sezon, duke i ofruar një kontratë huazimi.

Kjo ofertë e Liverpulit mund të jetë pozitive për të gjitha palët. PSG i është ofruar një shumë “modeste” nga Liverpuli, por njëkohësisht i hiqet pagesa e rrogës duke qenë se është Liverpul klubi që do të paguajë Mbapen.

Edhe për francezin do të ishte një zgjidhje e mirë duke qenë se do të kishte mundësinë për të luajtur në nivele të larta një sezon dhe më pas të largohej për t’u bashkuar me Real Madridin.

Duket se është një operacion i vështirë, megjithatë mbetet të shihet se si do të përfundojë.