Vllanzia ka bërë mirë në këtë pjesë të parë të sezonit, me shkodranët që jo vetëm luajnë futboll të bukur, por marrin edhe rezultate, e jo më kot kanë qenë në krye të elitës për disa javë.

Por, drejtuesve kuqeblu, duket se tashmë u është shtuar orkesi për trofe dhe duan që të rikthejnë titullin në Shkodër pas afro dy dekadave.

Kështu kanë nisur negociata me lojtarë që kanë qenë pjesë të Kombëtares dhe janë aktualisht te kuqezinjtë, si Asdren Llullaku e Bekim Balaj. Por edhe Vangjel Zguro një ish-i Superiores sonë për linjën e majtë.

Pa harrur edhe lojtarin Mohamed Usman nga Nigeri që ka luajtur edhe me konbëtaren bardhjeshile dhe bëhet fjalë për një futollist mjaft cilësorë.

Këto janë tratativa dhe pritet që në janar, skuadra kuqbelu kur të startojnë përgatitjet dimërore të jetë gati, madje edhe të jetë më solide dhe e fortë për pjesën e dytë të garës…/Vipsport/