Humbja në derbi “djeg” gjithmonë. Manchester United u shfaq i pafuqishëm në takimin shtëpiak ndaj Manchester City, që mori tre pikët falë suksesit 0-2 në “Old Trafford”.
Rezultati u vendos që në pjesën e parë, teksa Roy Keane, ish-kapiteni i famshëm i United, ka shpërthyer pas ndeshjes ndaj lojtarëve të skuadrës së Solskjaer.
“Futbollistët e United dukeshin si të dehur në fund të natës që kërkojnë sherr për mënyrën se si luajtën dhe si lëvizën në fushë.”
“E sotmja ishte humbje më e rëndë se ajo me Liverpool. United u shfaq inferior ndaj Cityt në çdo aspekt. Luajtën djemtë kundër burrave, e pabesueshme”, theksoi irlandezi.
![Screenshot 2021-11-07 at 10-57-44 “Lojtarët e Man United si të dehur që donin sherr”, ish-kapiteni nuk përmbahet pas derbit[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot-2021-11-07-at-10-57-44-Lojtaret-e-Man-United-si-te-dehur-qe-donin-sherr-ish-kapiteni-nuk-permbahet-pas-derbit....png)






