Te Vllaznia, përveç lojtarëve të afruar në merkato dhe të zyrtarizuar, janë edhe disa lojtarë që presin të jenë pjesë e skuadrës. Prej ditësh me ekipin po stërviten edhe tre lojtarë që kanë mbërritur si fillim për provë.
Bëhet fjalë për dyshen e brazilianëve, Bruno de Oliveira Souza dhe Uellington Gustavo, si dhe për sulmuesin Markovanbasten Çema. Që të tre futbollistët kanë mbyllur fazën përgatitore me ekipin, por nga ana e drejtuesve nuk ka asnjë njoftim zyrtare për largimin e ndonjërit prej tyre.
Ato ende nuk i kanë bindur drejtuesit e klubit që të jenë pjesë e skuadrës për të ardhmen. Madje, këto lojtarë nuk janë aktivizuar për asnjë moment në të tre takimet miqësore që Vllaznia punoi në kuadër të prezantimit në Europë, si pasoje e disa demtimeve qe kane kaluar.
Nga burimet pranë stafit, flitet se vetëm mesfushori Uellinton Gustavo mund të vijoje punën me kuqeblutë, ndersa mbrojtesi Oliveira do te largohet sepse nuk ka bindur me performancen e tij.