HomeKRYESORELojtarët nuk ia varën Guardiolës, Reali mund të na fuste edhe pesë...

Lojtarët nuk ia varën Guardiolës, Reali mund të na fuste edhe pesë gola

Pep Guardiola ka fituar dy herë Champions League në rolin e trajnerit. Spanjolli triumfoi me Barcelonën e tij fantastike në vitet 2009 dhe 2011, duke mposhtur në të dyja rastet Manchester United e Alex Ferguson. 49-vjeçari nuk ia doli ta përsëriste një sukses të tillë gjatë tre viteve që drejtoi Bayern Munchen.

Të njëjtën gjë po tenton edhe te Manchester City, teksa ky është sezoni i katërt në krye të kampionëve të Anglisë. Që prej vitit 2011 nuk ka dalë më në finalen e më të fortëve. Në vitin 2014 ishte afër, teksa Bayerni i tij përballej me Realin e Ancelottit në gjysmëfinale.

“Los Blancos” fitonin 1-0 ndeshjen e parë në shtëpi dhe nuk përmbaheshin në Mynih, duke shkatërruar vendasit 0-4. “Ideja taktike e Pepit ishte që Bayerni të priste, të kishte durim dhe të lexonte lojën e Realit, por lojtarët donin të vepronin urgjentisht, donin të ishin të stuhishëm”, deklaron për Kicker, Domenec Torrent.

Ish-ndihmësi i Guardiolës vazhdon më tej, duke kujtuar atë humbje të dhimbshme. “U bënë shumë gabime në fazën mbrojtëse, u falën shumë gola, por ndodhin gabime të tilla. Pep donte të mbanin topin, por mund të kishim humbur sërish 0-4, ndoshta edhe 0-5”, thekson Torrent. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments