Pas humbjes në frymën e fundit ndaj Bylisit 1-0, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim: e
“Më vjen më së shumti për djemtë sepse reaguan pas një ndeshje jo të mirë me Vllazninë dhe u traguan burra. Nëse duhet të fitonte një skuadër sot, duhet të ishte Apolonia.
Të japim maksimumin deri në fund, të paktën të luftojmë deri në fund të sezonit, këta lojtarë nuk e meritojnë të largohen kështu. Ndaj Vllaznisë nuk ishin lojtarët sepse ishin dëmtuar, sot luajtën shumë mirë, luftuan”, u shpreh Kamarata.