Naser Aliji ka lënë pas problemet fizike që kishte në javët e fundit dhe është bashkuar me skuadrën para ndeshjes ndaj Vllaznisë. Mbrojtësi nga Kumanova është bashkuar me ekipi në dy seancat e fundit dhe duket se do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja, që shton në këtë mënyrë forcat në repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi nga Kumanova, ishte planifikuar tiotullar ndaj Vorës por një problem me pubalgjinë, e la jashtë atij takimi e më pas humbi edhe sfidën me Partizanin dhe atë me Teutën në “Elbasan Arena”.

Pavarësisht se është kthyer me grupin, në Shkodër pritet që titullar të luajë sërish Teikseria pasi gjendja fizike e Alijit nuk është në nivelin më të lartë.

Gjithsesi, në ditët e fundit para ndeshjes, trajneri i bluve do të vendosë për formacionin që do të zbresë në fushë në takimin e radhës. Aliji ka kaluar një moment të vështirë këto javë, ku përveç dëmtimit, u përball edhe me ndarjen nga jeta të nënës së tij.