Albin Gashi nuk ia del të jetë në dispozicion të trajnerit të Kukësit, Mirel Josa, për dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
Lojtari ka pësuar një dëmtim në krah dhe megjithë përpjekjet e stafit mjekësor dhe të tijat personale, sërish nuk ia ka dalë të bëhet gati.
Në këtë formë, Gashi e mbyll këtu sezonin e parë të tijin me verilindorët, ndërkohë që në njoftimin e klubit të Kukësit, theksohet se ata tashmë e presin futbollistin në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.