Është emëruar prej pak ditësh në postin delikat të drejtorit sportiv të Dinamos dhe kaq ka mjaftuar që mediat ta shfrenojnë fantazinë.

Ish-strategu i Skënderbeut të dekadës së sukeseve të mëdha, Haris Fakic ka nisur një projekt të ri me Dinamo City.

Për shkak të idesë ende në letër që mund ta fusë klubin në orbitën e projektit “City”, Dinamo është lakuar si klubi i mundshëm në ndjekje të Mason Greenwood.

22-vjeçari i Manchester United aktualisht është përjashtuar nga skuadra e kuqe dhe gjatë ditëve të fundit është përfolur nga mediat britanike për interesimin e një klubi shqiptar por Fakic ka një përgjigje të qartë.

Ai beson se kjo është një garë e mediave online më shumë se sa një lajm që duhet besuar.