Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Lojtari i ndeshjes' u shpall Kallaku, por Leon Pohls meriton duartrokitje

‘Lojtari i ndeshjes’ u shpall Kallaku, por Leon Pohls meriton duartrokitje

Në fitoren e sotme ndaj Egnatias, “lojtari i ndeshjes” u shpall autori i golit të vetëm- Sherif Kallaku. Ai ka bërë një tjetër paraqitje të mirë dhe si rrjedhojë me klasin dhe talentin e tij po e ndihmon Vllazninë për të arritur aty ku ajo dëshiron.

Por pavarësisht këtij vlerësimi, në fakt një duatrokitje të madhe meriton portieri Leon Pohls. Ai është shfaqur edhe njëherë si protagonist për Vllazninë me pritjet e tij dhe për t’u veçuar sidomos është ajo e minutave shtesë të ndeshjes kur me një grushtim të shkëlqyer i tha “jo” prekjes të rrjetës së tij.

Gjuajtja e Fernandos nga jashtë zone ka qenë shumë e bukur, por po e tillë ishte edhe zgjatja dhe grushtimi i Pohls. Si rrjedhojë ai ka marrë shumë vlerësime nga shokët e ekipit, stafi teknik, por edhe tifozët.

Këta të fundit nga java në javë po binden se zgjedha e drejtuesve të klubit për portën ka qenë ajo e duhura. 28 vjeçari gjerman jo vetëm i ka lënë pas ato pasiguritë e shfaqura në ndeshjet e para me fanellën e Vllaznisë, por tashmë është kthyer në një pikë të fortë të kësaj skuadre dhe një gjë të tillë e tregoi edhe sot.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments