HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELongo dhe Memelli surprizojnë me titullarët, shikoni si rreshtohen Kukësi dhe Skënderbeu

Longo dhe Memelli surprizojnë me titullarët, shikoni si rreshtohen Kukësi dhe Skënderbeu

Kukësi do të presë sot Skënderbeun në stadiumin “Loro Boriçi”, në sfidën e vlefshme për sfidën e javës së 17 në Abissnet Superiore, e cila do të startojë në orën 16:45.

Verilindorët e Longos, vijnë në këtë duel pas asaj humbje 0-1 ndaj Dinamos teksa do të kërkojë të kthehet te fitorja për të mos “venitur” shpresat për titull.

Nga ana tjetër korçaret e Memellit, vijnë nga një barazim pa gola në shtëpi ndaj Laçin. “Ujqërit e Dëborës”, ashtu si rivalët e Kukësit, do të futen në këtë duel për të marrë maksimumin dhe për tu larguar nga zona e ftohtë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, nuk mungojnë surprizat. Trajneri italian i Kukësit, ka aktivizuar nga minuta e parë dy futbollistët e afruar në merkato nga Partizani, Musta dhe Gligorov, teksa Shkurtaj qëndron në stol. Te Skënderbeu e vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit Vitija, ndërsa debuton nga minuta e parë Frashëri.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Musta, Lulaj, Marku, Bytyçi, Dragoshi, Gligorov, De Lukas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basha. Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Bajrami, Frashëri, Sadriu, Zguro, Zhan Viktor, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli

GJYQTARË: O.Ferataj (Patos), R.Malaj (Vlorë), M.Qose (Lushnjë)

VAR: Kreshnik Cjapi (Fier), AVAR: Elvis Gjoka (Lezhë)

DELEGAT: Uvil Zajmi

VËZHGUES: Mhill Shkëmbi (Shkodër)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments