Vllaznia ja doli të fitojë me rezultatin 2-1 ndeshjen e javës së 33-të ndaj Kukësit. Takimi u dominua nga shkodranët që prodhuan shumë raste të tjera për shënim, megjithëse fituan vetëm me golin e Çobës në minutën e 95. Në përfundim të ndeshjes trajneri i Kukësit Diego Longo foli për mikrofonin e Gol pas Goli
“Jam shumë i mërzitur, por po shihja golin e dytë në dhomat e zhveshjes. Nuk dua të gjykoj, por dua të di, kjo vijë ju duket normale?(Pasi sheh përsëritjen e golit të dytë)
Kam fëmijë 7 vjeç që i bën vijat në këtë mënyrë, pres që vija të jetë e drejtë. Nuk ka lidhje me televizionin, e kam me VAR, e di që është vija e VAR. Dhe unë si gjithë të tjerët kam sy për ta parë.
Është e vërtetë që vendosja e Tabakut nuk ishte e duhura. Ka ardhur nga moshat dhe është e drejtë që nuk ishte vendosje e duhur.
Kemi dhe tre ndeshje dhe humbjet e fundit e kanë ndikuar objektivin Europë. Është një muaj i vështirë. Gjithsesi përgjegjësitë janë të miat dhe nuk dua të bëj polemika.
Nuk jam personi që mund të flas për sezonin, janë gazetarët që e vlerësojnë sezonin si ta mendojnë. Unë jam për të punuar”, u shpreh Longo./newsport/