Megjithëse ka kohë që nuk luan më në Francë, Lorik Cana mbetet një nga më të dashurit për tifozerinë e Olimpik Marsejës, por jo vetëm.

Në një prononcim për “France Football”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka folur në lidhje me Olimpik Marsejën, ku është ndalur edhe te pozicioni i ri i Luiz Gustavos.

Mesfushori brazilian po luan si një mbrojtës qendre te ekipi francez dhe kjo ka bërë që Cana ta kritikojë, duke e konsideruar futbollist që nuk mund të bëjë atë rol.

“Nuk mendoj se Luiz Gustavo është një futbollist i aftë për të luajtur në mbrojtje. Më vjen keq por ai nuk është një mbrojtës, por mesfushor.

Kur je në mesfushë, mund të bësh 1-2 gabime, por në mbrojtje është e gabuar”, u shpreh Cana./VipSport/